Prezenca e OSBE në Tiranë ka dënuar aktin sulmin me armë ndaj shtëpisë së gazetares Klodjana Lala, një gazetare investigative e mediave të shkruara dhe televizive. Sulmi i disa personave të panjohur ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 03.00, sipas vetë dëshmisë së gazetares Lala.

Në tekstin e deklaratës së OSBE, citohet:

“Dënojmë me forcë sulmin e sotëm kundër gazetares Klodiana Lala dhe i nxitim autoritetet të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës. Media e lirë luan rol thelbësor në demokraci dhe dhuna kundër gazetarëve është shenjë shumë negative për shëndetin dhe lirinë e shoqërisë”.