Atleti Olimpik i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius është dënuar me gjashtë vjet burg për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp në vitin 2013.

Vendimi erdhi pasi dënimi fillestar pesë vjeçar për vrasje ishte ndryshuar dhjetorin e kaluar në gjykatën e Apelit.

Menjëherë sapo është dhënë dënimi, ai është dërguar menjëherë në qeli. Pas kësaj, si prokurori edhe avokati, mund të apelojnë.

Pistorius, 29 vjeç, qëlloi mbi Reeva Steenkamp katër herë përmes derës së mbyllur të toiletit, në Janar 2013. Ai pranoi se e ka qëlluar të dashurën e tij, por tha se ajo ishte një njeri i bezdisshëm.

Seanca gjyqësore zgjati një orë, kur gjykatësi Thokozile Masipa tha se rrethanat lehtësuese, siç janë rehabilitimi dhe keqardhja, lehtësojnë gravitetin e faktorëve  dhe bëjnë të mundur që të devijohet kërkesa për burgimin prej 15 vjetësh për vrasje.