Studenti Amerikan që u lirua javën e kaluar pasi u mbajt në robëri për më shumë se 15 muaj në Korenë e Veriut, vdiq. Kështu njoftoi familja e tij sot.

Otto Warmbier, 22 vjeç, ru kthye në Shtetet e Bashkuara të martën e kaluar, por u tha hapur se ai kishte qenë në ‘koma’ gjatë një viti.

Koreja e Veriut tha se botulizmi dhe ilaçet e gjumit e hodhën në koma. Por mjekët amerikan e kanë vënë në pikëpyetje këtë pohim.

Zoti Wambier ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë për tentativën që të zhdukte mjetet propagandistike nga hoteli ku qëndroi.

Veritas.com.al/