Nga Arsen Rusta/

Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar në Prokurorinë e Tiranës.

Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombetar dhe nderkombetar për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë konfirmuar se, prej dy javësh, një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë aksionerin e Tiranës në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit është kallëzuar në Prokurori nga Drejtoria e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës.

Report Tv ka zbuluar se një ndër shkeljet e gjetura nga krimi ekonomik është edhe fakfi se Federata Shqiptare e Futbollit i transferonte vlerat monetare klubit të Tiranës individëve edhe pse ishte në dijeni të një borxhi që Tirana i kishte Tatimeve. Klubi i Futbollit Tiranë i kishte mbi 108 milionë lekë borxhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Tiranë. Klubi i kishte llogaritë e bllokuara. Por FSHF shmangte rrugën zyrtare të kalimit të parave duke përdorur llogari të individëve, dhe në këtë mënyrë bëhej e pamundur edhe marrja e parave që Tirana i kishte tatimeve.