E lanë punën deri në orët e fundit të afatit për regjistrimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe vetëm atëherë reaguan dy aelatët e mëdhenj në qeverisje: PS dhe LSI. TË dy partitë së bashku  i dërgojnë një letër KQZ ku i kërkojnë shtyrjen e afatit

Kodi Zgjedhor përcakton afatin 60­ ditor para datës së zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve, por letra e PS-LSI për shtyrje të afatit tregon se dy partitë e koalicionit qeverisës nuk do të regjistrohet brenda kësaj date.

Mësohet se letra e PS-LSI e dorëzuar tashmë në KQZ mban firmat e kreut të grupit parlamentar të PS-­së, Gramoz Ruçi dhe atë të kreut të grupit të LSI­së, Luan Rama. Shkak për këtë kërkesë me sa duket është bërë qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila nuk ka dhënë dakordësinë e saj për të qenë në një koalicion me PS pa zgjidhur më parë krizën me opozitën dhe hyrjen e saj në zgjedhje.

Ditët e fundit Kryeministri Rama në kontakte që ka pasur me disa kryetarë të partive aleate u ka komunikuar atyre shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicionit. Sipas Ramës, koalicioni do të regjistrohet në KQZ pas datës 26 prill, duke i qetësuar aleatët e tij se nuk ka asnjë ngutje dhe skadim të afatit të regjistrimit sipas Kodit Zgjedhor.

Një grupim i partive të koalicionit të majtë, rreth 11 parti, ishin mbledhur dje për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi zgjedhor mes tyre, pasi nuk kishin marrë asnjë aprovim nga Partia Socialiste.

Letra drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), ku shkruhet se “në respekt” te neneve 64 dhe 65 te ligjit nr. 10019, date 29.12.2008 (i ndryshuar) “Kodi Zgjedhor i Republikës se Shqipërisë”, i cili rregullon përkatësisht ne lidhje me regjistrimin e partive politike ne zgjedhje si dhe ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, duke parashikuar si afat përkatësisht periudhën kohore “jo me vone se 70 dite përpara datës se zgjedhjeve” dhe “jo me vone se 60 dite përpara datës se zgjedhjeve” dhe, duke pasur parasysh qe afati ne lidhje me regjistrimin e koalicioneve zgjedhore përmbushet ne date 19.04.2017, ne mbështetje te neneve 41 e vijues te Kodit te Procedurave Administrative, ju drejtohemi me këtë kërkesë.

Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe partitë e tjera te Aleancës per Shqipërinë Europiane janë ne përpjekje te vazhdueshme për te negociuar me opozitën, për te mundësuar pjesëmarrjen e plote te te gjithë spektrit ekzistues politik te vendit ne zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë te datës 18.06.2017. Ne këtë kontekst social-politik, i cili nuk mund te neglizhohet nga asnjë institucion publik ne vend e, aq me pak nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kerkojme nga ana juaj nje qendrim ne lidhje me mundësinë për te shtyre afatin e regjistrimit te partive politike ne zgjedhje’