Mbasditen e djeshme kur Opozita i kërkoi Italisë që të gjrmonte drogën e kultivuar në Shqipëri, akoma pa marrë asnjë përgjigje, në brigjet e Italisë zbarkon një sasi droge e trapsortuar nga Shqipëria, në masën 4 kuintal mariuanë.

Gomonia që transportonte bimën narkotike ishte nisur nga Shqipëria.

Bima narkotike u sekuestrua në Brindizi.

Filllimisht, njësitë e repartit Aerodetar të Barit në bashkëpunim me ato të Tarantos kapën një sinjal për një mjet të paidentifikuar në kanalin e Otrantos. Gomonia navigonte me drita të fikura dhe me shpejtësi konstante drejt brigjeve puljeze. Sapo motovedetat e Guardia di Finanza u vunë në ndjekje, dy skafistët shqiptarë nisën të hedhin drogën në det. Sipas mediave italiane ndjekja ka qenë e vështirë. Megjithatë u bë i mundur ndalimi i dy skafistëve.

Në bord u gjet 4 kuintalë marijuanë me vlerë 4 milion euro e ndarë në 23 pako.

Janë arrestuar edhe dy skafistët italianë Z.A. 51 vjeç dhe L.A. 66-vjeç të dy nga Brindisi me precentë të mëparshëm penalë, bashkpunëtorë me trafikantët nga Shqipëria.

Kjo është sasi e tretë e madhe e drogës që kapet në një kohë të shkurtër në Itali dhe që vinte nga Shqipëria.