Një operacion i madh policor po zhvillohet mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Forca të shumta policie, të mbështetura edhe nga RENEA kanë rrethuar zonën nga bashkia, drejt “Alfa Bank” si dhe rrugicat nga “sporti vjetër”.

Disa godina janë të rrethuara.

Burime nga Policia lokale thanë se efektivët janë vënë në gjurmët e personave të dyshuar si pjesmarrës në konfliktin e ndodhur sot në rrugën Elbasan – Xibrakë, ku janë shënuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Më herët, njëri nga personat e përfshirë në konflikt, S.M., u shoqërua në komisariat për tu marrë në pyetje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, grupi hetimor, në afërsi të karburantit në aksin rrugor Elbasan – Xibrakë, ka gjetur dhe sekuestruar materiale dy gëzhoja pistolete kalibër 9 mm.

Nata nuk është e qetë në Elbasan.

Veritas.com.al/