Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka paditur në Gjykatën e Tiranës ish-presidentin Bujar Nishani për fyerje.

Padia është depozituar në gjykatën civile të Tiranës nga avokatët e Panuccit, ku trajneri kërkon dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh për dëmin që sipas tij i është shkaktuar nga Nishani dhe përgënjeshtrim të deklaratës.

Gjykata i ka dërguar një fletëthirrje ish-presidentit Bujar Nishani për t’u paraqitur në seancë, por Nishani është pa adresë.

Report Tv ka zbardhur vendimin e Gjykatës ku thuhet se i pandehuri Bujar Nishani ka ndërruar adresë. Gjykata e Tiranës, i kërkon gjendjes civile në këtë shkresë që të gjejë adresën e ish-presidentit për t’i dërguar fletëthirrjen.

Kërkesa e Gjykatës së Tiranës për Zyrën e Gjendjes Civile:

Padia e Panuccit për Nishanin u bë publike më 5 shtator. Më herët, pas humbjes së Shqipërisë në ndeshjen Kosovë-Shqipëri, ish-presidenti Bujar Nishani thoshte në Facebook, se Panucci ishte një ‘sharlatan’.

Pas postimit, Pannuçi menjëherë reagoi duke thënë se do e padiste Nishanin, dhe ky konflikt tashmë ka përfunduar në Gjykatë.

Veritas.com.al/