Papa Françesku ka deklaruar se po lutet për Shqipërinë dhe shqiptarët, një popull që ka vuajtur shumë këto ditë si pasojë e tërmetit të fuqishëm të së martës.

“Dua t’i dërgoj përshëndetjet e mia dhe të shpreh praninë time pranë popullit të dashur shqiptar që ka vuajtur shumë këto ditë”, është shprehur Papa Françesku, ndërsa ka kujtuar se Shqipëria ishte shteti i parë që vizitoi në Europë. “I qëndroj pranë viktimave, lutem për të vdekurit, për të plagosurit dhe për familjarët e tyre. Zoti e bekoftë këtë popull të cilin e dua shumë”, është shprehur Papa, raporton ANSA.

Në emër të Papa Françeskut, Sekretari Kardinal i Shtetit, Pietro Parolin, dërgoi një telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit të së martës në Shqipëri.

VERITAS.COM.AL/

La vicinanza di #PapaFrancesco al popolo albanese: "L'Albania è stato il primo paese d'Europa che ho voluto visitare,…

Publiée par Tv2000 sur Mercredi 27 novembre 2019