Kur kristianët kërkojnë udhërrëfyes prej horoskopit dhe treguesve të fatit më shumë se ‘shpejtimin drejt Botës së Zotit”, ky është fillimi i problemit’ iu tha Papa Francesku një grupi pelegrinësh në Vatikan, ditën e Diele.

Gjatë mesazhit të mesazhit javor Angelus, Papa që nga sheshi i Shën Pjetrit ka reflektuar leximit të ditës të Ungjillit, që përshkruan udhëtimin e Jezusit mbi ujërat e detit Galilee dhe përpjekjet e Shën Pjetrit për të bërë të njëjtën gjë.

Varka që mbante 12 apostujt “po përmbysej nga valët”, kur Jezues erdhi drejt anijes duke ecur mbi det. Kur dishepujt e parë Jezusin që ecte mbi ujë, menduan se ishet një fantazim, por ai iu tha “Kurajë, kjo është, mos u frikësoni”.

Pjetri i tha: “Zot, në qoftë se je i verteti, më udhëzo që të vij te ti mbi ujë”, dhe pastaj Jezus i tha: “Hajde!”. Pjetri zbriti nga varka dhe nisi të ecë mbi ujë drejt jezusit, por kur pa sa e fortë ishte era i nisi frika dhe po mbytej, dhe thërriti: “Zot, më mbro!”

Në këtë moment Jezusi shtriu dorën , e kapi Pjetrin dhe i tha: “O besë paktë, pse dyshon!?”

Duke reflektuar mbi hezitimin e Pjetrit, Papa Francesku tha se diçka e ngjashme mund të ndodhë me Kristianët që i largohen prej Jezusit për ta kërkuar shpëtimin diku tjetër. Në këtë moment , Francesku tha “fjala e sigurt e Jezusit nuk ishte e mjaftueshme per Pjetrin” për t’u përballur me ujërat e egra të detit.

“Kjo është ajo çfarë mund të ndodhë me ne”, vazhdoi Francesku. Kur nuk mbahesh te fjala e Zotit, por këshillohesh me horoskopin dhe treguesit e fatit duek ëkrkuar më shumë garanci, në atë mont fillon të mbytesh. Kjo do të thotë se besimi yt nuk është i fortë sa duhet”.

Veritas.com.al/