(FOTO: Jean- Claaude Junker, president i KE- Foto AP)/

Liderët e shteteve anëtare të BE- minus kryeministren e Britanisë- u takuan të Premten për të diskutuar se si do të përballojë blloku gropën prej disa multi-miliardë euro në buxhet, shkaktuar nga Brexit, raporton Assocciation Press.

Samiti i Brukselit do të shërbejë si instrument matës për ambiciet e Bashkimit Europian ndëra përgatit buxhetin e shumë viteve për epokën post- Brexit- tha presidenti Lituanez, Dalia Grybauskaite, një ish- komisioner i buxhetit të BE.

Zgjedhja është “të rritet buxheti dhe të gjenden burime të reja, burime Europiane ose taksa, ose të reduktohen disa programe të tjera”, tha Grybauskaite gjatë rrugës për në takimin një-ditor.

Britania po bëhet gati të largohet nga BE- si shet i parë që del nga blloku më i madh tregtar i botës- në fund të muajit Mars 2019. Por bisedimet e Brexit duhet të finalizohen nga vjeshta, kështu që parlamentet mund të ratifikojnë çdo marrëveshje për tërheqje.

Komisioni ekzekutiv i BE vlerëson se largimi i planifikuar i Britanisë do të ndërpresë kontributet me rreth 12 miliardë euro (4.8 miliardë$) në vit. Britania ka rënë dakord që të paguajë buxhetin të ndarë deri në vitin 2020.

Veritas.com.al/