BUDAPEST, Hungari (AP) — Parlamenti Hungarez zgjodhi të Enjten kryeministrin Viktor Orban për mandat të tij të katërt; deri tani i treti si mandat konsekutiv dhe i katërti gjithsej në postin e kryeministrit.

Partia Fidesz e Orban dhe aleatët e vegjël fituan 133 nga 199 vende në Parlament në zgjedhjet e 8 Prillit- një super maxhorancë e cila do t’í lejojë të amendojnë Kushtetutën pa asnjë sfidë para tyre.

Veritas.com.al/