Me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Ministria e Mbrojtjes dekoroi 1 vit më parë 1 mijë veteranë të LANÇ me ‘Medaljen e Mirënjohjes’. Sot “Gazeta Shqiptare” ka publikuar listën me emrat e plotë, të pa bërë publike deri më sot.

Në listë janë ish-funksionarë të lartë të diktaturës komuniste, ish-punonjës të Sigurimit të Shtetit, prokurorë e gjykatës. Ndër ta, u dekoruan ish-Presidenti Alfred Moisiu, Naile Gjinushi mamaja e Skënder Gjinushit, Hajro Shyti kardiologu i Enver Hoxhës, Duro Shehu vëllai i Mehmet Shehut, Sabaudin Xhuglini kushëriri i parë i Nexhmije Hoxhës, historiani Arben Puto, Ilo Kodra shef i kabinetit i sekretarit të Komitetit Qëndror të PPSH. , Haki Gjon Dedaj zv/ministër i Minierave në Diktaturë, Luan Omarin nipin e Enver Hoxhës, Liri Belishovën drejtuese kryesore e PPSH, Sabrije Subashin strehuesja e Enver Hoxhës gjatë LANÇ si dhe shumë të tjerë.