Në kuadër të Ditë së Europës në Tiranë u zhvillua një aktivitet nga Delegacioni i BE-së.
Në këtë ceremoni u ftuan deputetët e parlamentit të Shqipërisë përjashtuar Sali Berishën. Saliu është shpallur “Non-Grata” më 19 maj 2021 nga Amerika për minimin e demokracisë dhe korrupsion.
Mesaduket edhe delegacioni i BE-së ka ndjekur metodën e SHBA duke bojkotuar dhe “shpallur” të padëshirueshëm kandidatin e vet-shpallur për kryetar të PD-së. Disa media “kazan” pro Sali Berishës patën deklaruar se BE e njeh atë si një faktor në Shqipëri, por realiteti është i kundërt pasi Saliu së fundmi është “injoruar” plotësisht nga delegacioni i BE-së.