BBC është detyruar me  forcë që të zbulojë pagesat e rreth 100 personaliteteve të televizionit të cilët janë paguar më shumë se kryeministri, pas një lufte me “thonj e me dhëmbë” kundër publikimit të listës

Prezantuesi i programit ‘Top Gear’, Chris Evans është paguar të paktën 2.2 milionë sterlina nga BBC vitin e  kaluar, ndërsa Gary Lineker mori më shumë se 1.75 milionë sterlina, sipas shifrave të publikuara nga korporata pasi qeveria e urdhëroi të zbulonte shifrën.

Sekretari për kulturën, Karen Bradley iu tha Përfaqësuesve në shtatorin e kaluar se mund të siguronte se BBC “prodhon vlera në para sa për taksën e licencës”, dhe se më shumë transparencë mund të manifestohet “duke investuar programe më të rëndësishëm.

Në një përpjekje për të ulur dëmet, bosi i BBC, Lord Tony Hall dërgoi një video- mesazh për stafin e tij, ku iu kujton se pagesat e tyre janë shumë më të larta se shumat e shumicës së taksave të licencave. Ai tha se: “Ne veprojmë me paratë publike”.

Ish sekretari Konservator i Kulturës John Whittingdale, tha për programin ‘Today’ se “Sikur dikush merr para aq sa marrin licencat e 1,000 kryefamiljarë së bashku, atëherë taksa-paguesit duhet ta dinë”.

Në shumën e madhe të pagave që marrin prezantuesit, gazetarët dhe aktorët, më e tmerrshmja ndodhet në dis-balancat që zbulohen në listë. Mes 96 personave që paguhen më shumë se kryeministri i Britanisë, dy të tretat janë meshkuj.

Me qëllim që të hidhte dritë mbi të quajturin “hendek i gjinive në BBC”, gazeta ‘The Guardian’ theksoi diferencat në pagesa mes personaliteteve meshkuj dhe femra që punojnë në fusha të përafërta; duke krahasuar pagën e Gary Lineker (1.75 milionë) me prezantuesin e sportit Clare Balding (150,000 deri 199,999 sterlina).

Veritas.com.al/