Ishte menduar se do të ishte fjalimi që do të shpëtonte lidershipin e Theresa May, por poshtërimi i saj publik para mbledhjes së Partisë Konservatore e ka vënë të ardhmen e saj në dyshim.

Dhe, pikërisht në momentin kur donte të ringjallte bisedimet mbi Brexit.

Autoriteti i May është ‘gia’ shpartalluar- shkruan Reuters- pasi shpalli zgjedhje të parakohshme në qershor ku partia e saj humbi shumicën në parlament pak ditë para hapjes së negociatave zyrtare me Bashkimin Europian mbi Brexit.

Por mbijetesa e saj ka qenë e varur nga mungesa e zëvendësuesit aktualisht i cili mund të bashkojë partinë e ndarë  rreth Brexit-it  dhe frikës së ndonjë fushate tjetër zgjedhore që mund të sjellë në pushtet laburistin Jeremy Corbyn.

“Nuk mendoj se ka ndonjë që do që May të qëndrojë sepse ata veçanërisht e duan si kryeministre. Unë mendoj se shumë njerëz duan që ajo të qëndrojë sepse është koha e duhur për atë që ata duan q të mdodhë pas saj”, tha Anand Menon, profesor i politikave të “King’s College London” i cili mori pjesë në konferencën e Partisë.

Të gjithë po flasin çfarë vjen pas skenës nëse ajo do të qëndrojë ose do të largohet, dhe ky është shpartallimi i madh teksa Mbretëria e Bashkuar ballafaqohet sfidën pa precedent të Brexit-it”.

Madje edhe pas fjalimit të saj, nuk ka ndonjë zëvendësues të dukshëm, sepse rivalët janë të përçarë. Ata që përmenden më shumë për të zëvendësuar May janë ministri i jashtëm Boris Johnson, ministri i Financave Philip Hammond, ministre e Brendshme Amber Rudd dhe ministri i Brexit David Davis.

Veritas.com.al/