(FOTO: Astrit Patozi (majtas) dhe Sali Berisha gjatë një mbledhjeje në PD)/

Patozi zbuloi sot tek “ABC Neës” disa detaje nga takimi kokë më kokë me Berishën. Patozi u shpreh se takimi nuk ishte as i fshehtë, por as zyrtar.

Astrit Patozi deklaroi se Sali Berisha e lexon më mirë se të gjithë rezultatin traumatik të Partisë Demokratike, ndërsa u shpreh se me ish-kryeministrin diskutoi ringritjen apo ndarjen e PD-së.

“Unë e kam takuar dje zotin Berisha, por ky nuk qe as takim i fshehtë por as zyrtar. Unë mund të them se jemi takuar si dy demokratë që janë të shqetësuar për traumën që ka përjetuar PD gjatë zgjedhje dhe për më tepër këtë që ka ndodhur pas humbjes.

Berisha e lexon më mirë nga të gjithë rezultatin traumatik të PD-së. Tani ideja qëndron nëse do të ringrihet PD-ja apo do të ndahet?

Se me veprimet e zotit Basha të çojnë te e dyta. Këtë kam diskutuar edhe me zotin Berisha. Kaq mund të them për këtë takim.

Por meqë ju doni një fjali konkrete nga takimi, ju them se jemi ndarë pa asnjë keqkuptim nga takimi.” – deklaroi Patozi, i rezervuar.

Veritas.com.al/