Ish shefi i fushatës elektorale të presidentit Donald Trump, këtë javë rrezikon që të marrë vendimin që të kalojë pjesën tjetër të jetës në burg, edhe pse e ndihmoi Robert Mueller në hetime  drejt mundësisë së përzierjes së Rusisë në zgjedhjet Amerikane.

Paul Mana do të jetë në gjyq ditën e Mërkurë, në gjykatën e Virginia, i akuzuar për mashtrime bankare, për evazion fiskal dhe komplot. Manafort, 69 vjeç, përballet me dënim me burg  që arrin deri në 305 vjet nëse dënohet për të gjitha akuzat.

Ditën e marte në mëngjes Juria e zgjedhur do të votojë në fshehtësi. Pas kësaj ai duhet të qëndrojë në burg në Uashington sipas akuzave të ndara nga njëra tjetra.

Manafort ka mohuar të gjitha akuzat. “Unë vazhdoj të jem i pafajshëm”, ka thënë në fillim të këtij viti gjatë një deklarate të rrallë për publikun.

Gjykimi i këtij konservatori veteran republikan është sfida më e lartë për gjykatën për hetimet e një këshilltari special që për 14 muaj me radhë ka qenë nën vëzhgim mbi “lidhjet ose kombinimet’ mes qeverisë Ruse dhe fushatës së Trump gjatë vitit 2016.

Veritas.com.al/