Takim i Treshes së ambasadorëve: BE-së, OSBE-së dhe SHBA-së ,me përfaqësuesit e partive te vogla ka qenë i tensionuar.

Këtë e kanë dëshmuar kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe deputete e PDIU, Mesila Doda.

Deputetja Mesila Doda, ambasadori i OSBE-së ka thënë  se “mungesa e PD-së në zgjedhje do të jetë vetëm një fjali në raportin që do të përgatitet” pas përfundimit të zgjedhjeve.

Mësohet se Doda i ka thënë ambasadorit Borshard në sy të ambasadorit Lu, i cili është me origjinë aziatike se: “Kinezëri të tilla nuk do lejojmë të ndodhin në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë”.

Zonja Doda doli 10 minuta më herë nga takimi me ambasadorët dhe u shpreh se biseda ka qenë e tensionuar dhe jo e qetë.

/Veritas.com.al/