Prej vitesh partite e vogla satelite te PD kane kerkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Por dita ditës aleatët e opozitës po shfaqen të zhgënjyer me sjelljen e PD dhe LSI në lidhje me premtimin e tyre për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Pa shumë zhurmë dhe larg vëmendjes se mediave aleatët e Lulzim Bashës zhvilluan një takim informal ku ndanë shqetësimet e tyre për ndryshimet qe te mëdhenjtë po i bëjnë kodit elektoral në dëm të të vegjëlve.

Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste mendon se kohë për ndryshim sistemi ka por nuk ka vullnet, jo vetëm nga PS, por edhe nga dy aleatët e mëdhenj PD dhe LSI.

Nga tryeza e këshillit politik, aleati i Bashës është i bindur se kodit aktual do i bëhen vetëm arnime.

Aleatët e Partisë Demokratike, pak muaj me parë, propozuan një formulë te re për regjistrimin ne zgjedhje, duke kërkuar një grupim politik brenda koalicionit. Kërkesë, e cila është rrëzuar.

Aleatët do e shtojnë presionin e tyre, por ne kushtet kur afatet nuk janë ne anën e tyre rruga e vetme do jenë thirrjet individuale ndaj mbështetësve te tyre ditën e zgjedhjeve.

Agron Duka konfirmon se kritikat dhe mendimi ndryshe brenda aleatëve nuk e lëkundin koalicionin dhe as nuk do prodhojnë largim te tij nga boshti opozitar.