Është mbledhur sot, për herë të paë, tryeza e partive politike nën drejtimin e OSBE për nisjen e reformës Zgjedhore.

Ivi Kaso, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka braktisur diskutimet që po zhvillohen aktualisht për reformën zgjedhore. Kaso është larguar nga tryeza ku ndodhen përfaqësues të Partisë Socialiste, opozitës parlamentare dhe OBSE-së.

Nuk dihen arsyet e largimit të përfaqësuesit demokrat nga takimi i organizuar nga OSBE, por ky veprim ka shkaktuar debate në tryezë midis deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Deputeti Kujtim Gjuzi i është drejtuar bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se: “Po ta prish PD-ja tryezën”.

Edhe deputeti tjetër, Adriatik Alimadhi, ka reaguar duke kërkuar largimin e opozitës nga tryeza, pasi ajo po merr ngjyra politike.

Më parë opozita e bashkuar me PD ka kërkuar një ‘ strukturë të posaçme’ jashjtë sistemit parlamentar për të realizuar detyrimet e Reformës. Opozita që tashmë ndodhet jashtë sistemit, kërkon që tërë sistemin kushtetues ta nxjerrë në rrugë, jashtë parlamentit.

Rreziku që vjen prej këtij angazhimi ka bërë që drejtuesit e tryezës të mose pranojnë idenë e PD, dhe delegacioni i PD është larguar nga salla.

Veritas.com.al/