Koment/

Pasi bënë luftë ‘morale’ dhe luftë me armë kundër shtetit dhe institucioneve dhe u betuan se ‘ do të bllokojnë zgjedhjet e 30 qershorit’, dy partitë ‘armike’ por në front opozitar më në fund nuk gjetën derë ku të marrin pushtet në tavolinë dhe i janë drejtuar dritares. Ata po vijnë rrotull zgjedhjeve, me qëllim që pas pak ditësh të hyjnë…. Por si?, ato ndjehen të turpëruara. Megjithatë në rrethanat kur PD-LSI e vunë veten në kushtet kur po iu vihet dryni, më mirë e hanë turpin me djathë dhe hyjnë në zgjedhje.

Me sa duket kështu po ndodh. Të dy partitë sapo kanë vendosur të fusin këmbën në zgjedhje. Sot kanë kërkuar që të dërgojnë anëtarë të KZAZ; dhe pas pak ditësh do të thonë ‘po hyjmë me këmbë e me trup’.

Kjo është gjithë rruga e dështuar e guerilasve politikë. Me siguri këta do të ulin kokën e do të hyjnë në zgjedhje; fushata nis me 1 qershor. Edhe pse ka kaluar afati ligjor i regjistrimit në zgjedhje, me ndërhyrjen e perëndimorëve mund të tolerohet: ‘Haj mo, futi këta të pafe se nuk na lënë veshët rehat me kapsollë’. Kështu do të thuhet dhe ata do të hyjnë.

Por fillimisht po kërkojnë jo derën, por dritaren, dmth., anëtarët e KZAZ

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë vendosur të dërgojnë anëtarë në KZAZ pavarësisht se nuk ka një vendim për të hyrë në zgjedhjet lokale, thuhet në njoftimin që vjen nga të dy partitë

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thuhet, ka reaguar pas interesimit të medias për porosinë drejtuar Degëve për propozimin e anëtarëve që i takojnë PD në KZAZ. Ai jep arsyet se përse është marrë ky vendim duke thënë se ‘janë duke u kryer manipulime të rënda të procesit zgjedhor.’

Po haj mo!, le të thonë çfarë të duan, veç të hyjnë në ‘vathë’ se na nxorën veshët!

Veritas.com.al/