Frrok Çupi/

Pse ‘Veritas’ heshti prej më shumë se 24 orë pasi Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari e quajtën publikisht ‘kriminel’?. Heshti pse priti që PD të ‘marrë hak’ domethënë të tregonte në publik, gjithë ditën e  natën, cili ishte Azem Hajdari, Heroi i Demokracisë. Në një nga televizionet, analisti mediatik Fatos Lubonja, deklaroi me zë të lartë, për gjithë botën, se Azem Hajdari nuk ishte idealist, madje ishte ‘i fortë’ dhe kriminel.

… Asnjë zë nga PD. Si mund të qëndrojë më këmbë PD pa Herion e vet? Apo ka ndonjë komplot me të tjerë që duan të përmysin vlerën dhe historinë e vetë Demokracisë në kombin tonë.

Fan Noli, kampion i letërsisë, teologjisë, filozofisë, muzikës, etj., derdhi lot për Herion Luigj Gurakuqi, kur ia shanë e kur ia vranë:

“Nëno moj, mbaj zi për vllanë/ Me tre plumba na i ranë,/ Na e vran’ e na e shanë,/ Na i thanë trathëtor/.

“Nëno moj, vajto, merr malin,/ Larot t’a përmbysnë djalin/ Që me Ismail Qemalin/ Ngriti flamur trimëror”.

Kështu buçiti Fan Noli në ato vite. Ndërsa PD nuk tha një fjalë. Përkundrazi, u fsheh pas hijes së kundërshtarëve politik të Azem Hajdarit, që tani i ka ‘shpirt e zemër’ dhe thuri një komplot ‘bashkë me organizatën kriminale’ për ta varrosur përsëri Azem Hajdarin.

Bash në orët kur duhej t’i dilte zot heroit të vet, Partia Demokratike lidhi aleancë me LSI- partinë majtiste të thekur, që vetë e kishte quajtur ‘Organizatë kriminale’( shiko video).

Veritas.com.al/

Erdhi Dita që Lulzim Basha të bëj pakt me një organizatë kriminale

Publiée par Mero Baze sur Mardi 23 avril 2019