-Në uri se në uri, mendojnë pedagogët, më mirë në grevën e urisë-

Kanë kaluar më shumë se dhjetë ditë nga afati i fundit kur pedagogët e Universiteteve duhej të kishin tërhequr pagat e tyre; por akoma nuk ka fonde për pagat e tyre.

Edhe pse pedagogët kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për pagat, deri tani nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria. Ministre e Arsimit, zonja Nikolla, ka postuar vetëm një status në media sociale ku shkruan se ‘kishte një defekt’. Megjithatë pedagogët janë akoma pa paga…

“Unë do të përfitoj nga rasti të kërkoj një ndjesë të madhe publike të gjithë pedagogëve dhe pedagogeve por dhe administratës së universiteteve publike për vonesën e pagës së tyre, për t’iu thënë që nuk është as më shumë e as më pak por pikërisht edhe nevoja që qeveria dhe institucionet qeverisëse të bëjnë maksimalisht detyrat e tyre të shtëpisë, sepse është një axhustim i nevojshëm që vjen përmes ligjit të ri të arsimit të lartë që ofron më shumë autonomi financiare për universitetet duke vendosur që çdo buxhet që mbetet në fund të vitit të trashëgohet në vitin pasardhës buxhetor”, ka thënë ministre Nikolla.

Forumi për liritë akademike dhe autonominë universitare ka lëshuar një deklaratë ku paraqet kërkesat e veta ndaj qeverisë.  Në deklaratë renditen disa kërkesa të universiteteve për funksionim normal të universiteteve, por që në fillim qëndron kërkesa për pagimin e pagave.

Veritas.com.al/