Moti i acartë që nisi në vigjilje të Vitit të ri e vazhdoi deri në fillim të javës së kaluar, ka vendosur të kthehet aty ku ishte. Të mërkurën nis moti me ngrica dhe acar, me temperatura minus 15 ose minus 16 gradë në vendin tonë.

Moti shumë i ftohtë i javës së mëparshme la 9 viktima dhe një mori problemesh me rrugët dhe me jetesën e njerëzve. Qeveria nuk guxoi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por në fakt gjendja ishte e jashtëzakonshme.

Java që jetuam në temperatura normale krijoi përshtypjen se dimri kaloi me kaq. Por nuk del e vërtetë. Të mërkurën dimri vjen po aq i acartë dhe i frikshëm.

Të premten do të jetë acari kulmor, në minus 15 gradë, me një maksimale deri minus 4 gradë. Një i ftohtë polar, aspak i zakonshëm për vendin tonë.

Rreziku do të jetë shumë i madh, si për njerëzit dhe krijesat e tjera të natyrës.

Deti do të ketë një dallgëzim vetëm deri 3 ballë.

/Veritas.com.al/