SHENIM

Sot zonja Yuri Kim, përfaqësuese e Amerikës, ka vizituar punimet që kanë filluar për ndërtimin e selisë së SPAK dhe BKH. Ajo ka uruar kryeprokurorin e SPAK, Arben Kraja dhe drejtoren e BKH, Aida Hajnaj, me të cilët ka shtrënguar duart miqësisht.

Përfaqësuesja e Amerikës nuk i ka dhënë rëndesë thjesht punimeve në godinën e re, por fillimit sa më parë të punës së dy institucioneve të rëndësishme të Drejtësisë që marrin jetë me Reformën në Drejtësi. Gjithashtu ajo ka uruar edhe për 60 super- prokurorët që do të ulen në karriget e studiove të asaj selie.

Këtu qëndron gjithë pesha që rëndon fajtorët ndaj ligjit, të korruptuarit dhe të implikuar në krime të rënda që deri më sot i kanë shpëtuar drejtësisë. Mes tyre, më të rëndësishmit janë zyrtarët e lartë të shtetit, ish kryeministra, ministra e presidentë. Është një mori aktesh kriminale që në popull po përfliten prej 30 vjetësh si legjenda të Mesjetës, por që autorët e tyre po jetojnë të pa shqetësuar, madje në luks.

Këta po shfaqen nga njëra parti në tjetrën, nga njëri ekran në tjetrin, nga njëra tribunë në tjetrën me shpresën se do të bëjnë presion kundër Drejtësisë dhe do të shpëtojnë ‘pa lagur’. Shpresa e tyre është lufta kundër Drejtësisë së re dhe kundër influencës amerikane në vendin tonë.

Me shpirt ata po mallkojnë poa pushim: ‘”Mos u hapshin dyert e asaj godine të re ku do të jetë SPAK dhe BKH”.

VERITAS.COM.AL/