Andis Harasani/

Është gjithnjë lajm i mire kur dëgjon për proteste te opozitës. Kushdo qeveri, dhe ajo me e mira, ka nevoje për opozitën qe te përmirësoje punën e saj, te zgjohet nga rehatia e pushtetit.

Por ne Shqipëri është me shume se thjesht një lajm i mire. Është një hap i vonuar.

Do mirëkuptoja këdo qe punon ne shtet te mos ishte ne shesh ne date 18, por nuk do e kuptoja dot këdo tjetër qe do mungonte. Sepse s’besoj se është njeri dakord me:

Rritjen e borxhit publik, rritjen e çmimeve, çmimi i naftës nga me te lartet ne bote.

Qyteteve qe u mbyllet fryma me ndërtime te reja dhe u derdhet e beton e lyhen me ngjyra si te jenë plaka qe u bëjnë “make up”.

Rrugët që prishen çdo ditë ose fillojnë çdo 6 muaj- si rruga e Arbrit. Të shohin në krye të bordit të INSTAT  atë qe gjithë jetën u ka shitur cigare e alkool ndërsa sot u afron “check up” falas.

Me palmat qe mbillen vend e pa vend e hiqen si te jene komça pantallonash.

Me kryeredaktore gazetash e deri ne gazetare kulture qe hiqen nga puna.

Me politikane qe janë dakord ta shkelin të huajt kushtetutën. Me tonaleta droge qe kapen çdo ditë kudo.

Me kazino e pika bastesh qe aksioni fundi i marrëzisë i ktheu ne erën e dashurisë. Me spitale ku ndërrohen perdet ne zyrën e drejtoreshës por jo çarçafët e te sëmurëve, me ilaçe qe u ndërrohet data e skadencës

Me vepra arkeologjike qe varrosen për te vene ne vend ëndrrat e gjumit te drekës.

E lista s’ka te sosur! Por dhe sikur 5 vetë te jenë ne shesh, prape asgjë te keqe nuk ka. Ne nuk jemi rumunë. S’kemi qenë kurrë. Por ama askush s’duhet te ndihet keq se pse nuk kishte me shume ne shesh. Do të ketë nesër, pasnesër. Është fillimi!

/Veritas.com.al/