Fillimisht, gazeta ‘Panorma, por pas saj- disa media në vend kanë raportuar se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po mbahet nën vëzhgim nga Policia e Shtetit, dhe pikërisht nga policia Operacionale.

‘Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe familjarë të afërt të tij po mbahen në survejim nga segmente të Policisë Operacionale, shkruan ‘Panorama’.

Burime të besueshme konfirmojnë për gazetën se çdo lëvizje e kreut të PD-së, Lulzim Basha, dhe familjarëve të afërt të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio- përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj- sipas gazetës.

Ndaj zotit Basha ka nisur edhe një hetim nga FBI mbi financimet e paligjshme ruse në fushatën elektorale të PD,q ë synonin lobingje në administratën e presidentit Trump. Sipas disa raportimeve nga media ndërkombëtare, zoti Basha është ftuar për shpjegime edhe në Skoci ku ndodhet kompania ‘guackë’ e lidhur me Rusinë dhe ku zoti Basha ka zhvilluar kontratat e financimit.

 

Veritas.com.al/