Dita e premte duket se ishte dita e fundit me kohë të mirë. Sinoptikanët thonë se duke filluar nga sot, eshtuna, do të nisin ditët me shi.

Sinoptikanët thonë se do të nisin reshjet e shiut që nga paraditja e së shtunës ndrërsa ulje do të pësojnë edhe temperaturat.
Të dielën termometri do të zbresë me 15 gradë celsius.

Sipas të njëjtave burime reshjet e shiut do të përfshijnë të gjithë vendin.
Në vendet malore nuk do të mungojnë edhe reshjet e para të borës.