Ka përfunduar takimi mes zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried dhe kreut të komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit, së bashku me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku dhe sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin kanë përcjellë Donfreid, ambasadoren Yuri Kim dhe Gabriel Escobar pas 60 minuta takim “kokë me kokë” brenda ambienteve të Kuvendit.

Për shkak se selia blu është marrë në kontroll nga Berisha,  takimi u mbajt në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Sipas Alibeajt në diskutim është folur për disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjedhjet, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, por edhe shtetin e së drejtës.

“Pata kënaqësinë sot të prisja Donfrid në takim miqësor me kolegët e mi dhe të saj. Folëm për pengesat që Shqipëria po përballet. Diskutuam për çështjet e së drejtës dhe luftës së korrupsionit. I shpreha vendsomërinë dhe qartësinë tonë për t’i çuar përpara. Marrdhënien që PD ka pasur me Amerikën që në lindjen e saj. Vura re dhe pashë mbështetjen e madhe që kanë me PD, pavarësisht situatës që po kalojmë. Mora mbështetjen për një opozitë të fortë të qëndrueshme për një opzitë pro amerike. Këto janë çështje të rëndësishme.”, tha Alibeaj për mediat.

Ky takim vjen 24 orë para Kuvendit të Sali Berishës që synon të zgjedhë kupolën e re drejtuese të Partisë Demokratike