Koment, Veritas/

Ndërsa në kancelaritë botërore ‘vlon’ kazani i ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe më gjerë, hapat e parë në letër vërehen në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Shkupit. Handikapi që do të pësoje Kosova pas shkëmbimit të territoreve e le këtë shtet pa det dhe pa miniera; por për Maqedoninë- me sa duket- kanë treguar kujdes që të mos mbetet pa dalje në det.

Shqipëria po i jep Maqedonisë një port në Durrës- sipas pohimit të vetë kryeministrit të Maqedonisë, Zaev.

Shqipëria do t’i japë Maqedonisë port në Durrës të cilin do ta shfrytëzojnë kompanitë nga Maqedonia për shkëmbim tregtar, ndërsa në të do të valojë edhe flamuri i Maqedonisë. Kështu deklaroi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, i cili tha se ia ka premtuar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Deklaratën ai e bëri para afaristëve gjatë tribunës së djeshme të organizuar në Odën Ekonomike të Maqedonisë në të cilën kryeministri foli për përfitimet e Maqedonisë nga marrëveshja me Greqinë dhe integrimet euro atlantike. Zaev tha se pas portit në Durrës, synojnë që të hapin edhe një port në Bullgari, konkretisht në Detin e Zi.

Veritas.com.al/