Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz ‘Ndrangheta’, ku u përmendën edhe emrat e disa politikanëve Shqipëri, SPAK shprehet së të hënën do të kontaktojnë me autoritete italiane dhe të shikojmë çfarë lidhje kanë me Shqipërinë. SPAK shprehet se pas marrjes së plotë të informacionit nga Italia do të vendosi se çfarë rruge do të ndjekë në lidhje me rastin.

SPAK shprehet se hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri do të vendosin pasi të komunikojmë me palën italiane për të parë edhe provat që mund të implikojnë emrat e përmendur gjatë përgjimeve.

Dy ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian “Ndrangheta”. Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit ‘Detyrim paraqitje’. Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv mësohen detaje shumë të forta për lidhje që persona shumë të rëndësishëm në ‘Ndrangheta’ kishin në Shqipëri, ku u përmend edhe emri i Presidentit Ilir Meta apo edhe i ish këshilltarit të tij Ilir Kulla.  Antonio Gallo i njohur si “Princi’ i “Ndranghetaa”  shtetasi prej dy vitesh rezulton se ka një biznes në qendër të ish bllokut në Tiranë. Biznesi është GalloAlbania të cilin ‘’Princi’’ e ka në ortakëri me shtetasin shqiptar të datëlindjes 1976 Henrik Baçin, i hetuar nga autoritetet italiane./ shqiptarja.com