Frikë për ekipin e Huracan-it, që po kthehej nga ndeshja e Kupës Libertadores nga Venezuela.

Autobusi i skuadrës argjentinase është përfshirë në një aksident rrugor. Fatmirësisht pati vetëm tre të lënduar, jo në gjendje të rëndë, të cilët morën ndihmë në spital.

Autobusi po kthehej nga Karakasi, ndërsa drejtuesi i mjetit vuri re në autostradë se kishte probleme me sistemin e frenimit. Kjo situatë shkaktoi panik në autostradë dhe më pas është përmbysur.