Qyteti bregdetar i Vlorës është përmbytur tërësisht nga reshjet e shiut, teksa janë bllokuar rrugët kryesore dhe rrugicat e lagjeve.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, reshjet e dendura kanë përmbytur të gjitha rrugët, ndërsa vihet re mosfunksionimi i kanaleve kulluese, të cilat janë bllokuar.

Qytetarët raportojnë se ende nuk kanë dalë në terren grupet e punës së Bashkisë, duke bërë që situata në qytetin bregdetar të jetë kaotike.