Një automjet me targa malazeze është përplasur me një makinë shqiptare rreth orës 10:30 të së shtunës në autostradën Fushë Krujë-Milot, në vendin e quajtur Thumanë. Në makinën tip Audi me targa PG AH982 që vinte nga Mali Zi udhëtonin 5 persona, të cilët pësuan vetëm dëmtime të lehta, ndërsa si pasojë e aksidentit automjeti është djegur plotësisht.Në vendngjarje shkruan forcat e policisë dhe zjarrëfikëses, por në momentin e mbërritjes makina ishte shkrumbuar plotësisht. 

Nga hetimet paraprake shkak i aksidentit dyshohet se është bërë lagështia e terrenit dhe shpejtësia e lartë. Ndërkohë për shkak të aksidentit, në të dyja anët e autostradës u krijua një radhë makinash rreth 5 kilometra.