Para tre ditësh, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OK kishte njoftuar vendimin e presidentit Trump se çdo shtet që do të votonte kundër vendimit për Izraelin duhet të shënojë emrin si ‘shtet kundër SHBA’. Votimi u krye sot.

Sipas votimit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

128 vende anëtare kanë votuar pro rezolutës dhe kundër Shteteve të Bashkuara, mes tyre dhe Shqipëria. 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës.

Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB paralajmëruan vendet anëtare për ndërprerje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës.

Para se të hidhej për votim, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paralajmëroi refuzimin e këtij rezultati dhe e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”.

Ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley, tha se ‘kjo votë do të mbahet mend”.

Veritas.com.al/