Policia ka arrestuar autorin e sherrit që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në ish-bllok. Policia ka vënë në pranga Rois Babasin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Ndriçim Babasit. Ndriçim Babasi ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë deri në vitin 2013, dhe më pas ka qenë kryetar i PD-së në njësinë numër 5 në Tiranë. Po ashtu për pak kohë Babasi ka qenë dhe president i klubit të Tiranës, ndërsa në të shkuarën e tij ka qenë anëtar i Forcave Speciale.

Në reagimin e saj zyrtar, policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 00:30 minuta në rrugë “Ibrahim Rugova”.

Pas një konflikti për motive të dobëta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia kë bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit, i cili është Rois Babasi, 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.

Reagimi i policisë: Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 39-vjeçari G. B.

Vihet në pranga autori kryesor i dyshuar për plagosjen e 39-vjeçarit. Procedohet penalisht edhe i dëmtuari, shtetasi G. B.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 00:30, në rrugën “Ibrahim Rugova”, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi G. B., 39 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, organizuan punën duke ngritur pika kontrolli, krehje të zonës, si dhe u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të plagosjes me armë të 39-vjeçarit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes.

Gjithashtu u procedua penalisht, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi i dëmtuar G. B, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës në pjesën e krahut autorin e ngjarjes, shtetasin R. B.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar apo kanë dijeni për ngjarjen.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në ngarkim të shtetasit R. B, si dhe për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” në ngarkim të shtetasit G. B