Rinovimi i kambanës së Big Ben në Londër është parashikuar që të nisë shpejt dhe të zgjasë katër vjet. Kosto është 29 milionë paund.

Por zyrtarë nga Parlamenti Britanik thanë të Mërkurën se plani katër vjeçar për riparimin e kambanës është shumë i gjatë. Sidomos u kritikua plani për riparim poshtë kambanës.

Vitin e kaluar kur u deklarua riparimi i kambanës së Big Ben u tha se punimet do të zgjasin disa muaj; ndërsa pak kohë më parë u tha ‘katër vjet’ do të qëndrojë kambana në heshtje, deri në vitin 2021.

Kryeministre Theresa May tha se “kjo nuk është e drejtë që Big Ben të bjerë në heshtje për katër vjet”.

Kambana me peshë 13, 5 ton (sipas njësisë Britanike të matjes) dhe 15.1 ton (sipas njësisë amerikane të matjes) ka rënë me zë të pandërprerë që në vitin 1859, por tani duhet të bjerë në heshtje këtë të Hënë.

Ripasimet do të kryhen në ‘Victorian clock’ dhe në ‘Elizabeth Toëer’.

Veritas.com.al/