Është hera e dytë brenda pak ditësh që kryhen lëvizje ‘tronditëse’ në kupolën e Policisë së Shtetit; kësaj here në komisariatet dhe në Drejtorinë e Tiranës.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, zv/drejtor i Policisë së Tiranës është emëruar Arsen Sinomati. Ky i fundit ishte shef i komisariatit nr.2.

Elton Alushi është emëruar shef i krimeve në Tiranë.

Shefi i komisariatit nr.4,  Alket Shatri është shkarkuar nga detyra.

Agim Hoxha emërohet shefi i komisariatit Nr.4.

Ervin Hasrama largohet nga posti i shefit të policisë rrugore dhe në vend të tij emërohet Erjon Ahmeti.

Shkarohet shefi i njësisë “Shqiponja” Vladimir Laska dhe në vend të tij emërohet Olti Bisri.