Presidenti Barack Obama dekoroi zëvendës- presidentin Joe Biden ditën e  Enjte me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderi më i lartë kombëtar. Eventi u zhvillua në mënyrë surprizë në Shtëpinë e Bardhë në homazh ndaj Biden.

Kamerat kapën të mbytur në lot si presidentin Obama ashtu edhe zëvendës presidentin Joe Biden.

Teksa Biden nuk po përmbahej nga lotët, Obama e quajti atë “zëvendës presidenti më i mirë që Amerika ka pasur ndonjëherë” dhe “luan” të historisë Amerikane.

Teksa po merrte dekoratën, Obama i bëri një surprizë Joe Biden duke i akorduar këtë nderim me distinktivin e Lirisë. Me këtë dekoratë janë nderuar: papa Gjon Pali i Dytë, ish presidenti Reagan dhe ish- sekretari i Shtetit Colin Powell.

/Veritas.com.al/