Procesi i parë klinik në kërkim për një vaksinë të koronavirusit filloi të hënën pasi injeksionet e para u administruan në Institutin e Kërkimit Shëndetësor Kaiser Permanente Washington në Seattle.

Katër pjesëmarrësve vullnetarë iu dhanë injeksione të një vaksine të krijuar nga Moderna Inc. në bashkëpunim me Qendrën e Kërkimit të Vaksinave (VRC) dhe Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID). Faza 1 e studimit ka për qëllim të testojë sigurinë e tre niveleve të dozave të vaksinës së re – mRNA-1273 – të emërtuar pas materialit gjenetik që përbën injeksionet dhe që studiuesit thonë se mund të prodhojnë një vaksinë shumë shpejt.

“Ky studim është hapi i parë në zhvillimin klinik të një vaksine mRNA” kundër koronavirusit, tha Dr. Tal Zaks, zyrtari kryesor mjekësor në Moderna, në një deklaratë.

Procesi do të përfshijë 45 të rritur të shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç. Çdo pjesëmarrës do të marrë dy doza, 28 ditë larg nga njëra tjetra. Tre doza të ndryshme do të testohen në 15 persona secila dhe pjesëmarrësit do të studiohen për të përcaktuar nëse vaksina është e sigurt.

Veritas.com.al/