Princi Harry po martohet me të dashurën e tij, aktorën amerikane Meghan Markle.

Harry, i pesti në linjën e kurorës, do të martohet me zonjën Markle pranverën që vjen dhe do të  jetojë në ‘Nottingham Cottage’ të pallatit Kensington në Londër.

Çifti, i cili daton që nga vera e vitit 2016, kanë kryer fejesë sekrete në fillim të këtij muaji.

Në një deklaratë, Princ Charles tha se ishte “shumë i kënaqur të njoftonte” lajmin për të birin dhe se Harry kishte marrë bekimin e prindërve të zonjës Markle.

Vetëm Mbretëresha dhe “anëtarët e tjerë të afërt të familjes së tij” fillimisht e dinin për lidhjen, e cila ka nisur në Londër.

Veritas.com.al/