Bilanci i te prekurve shenon rritje, por lajme te mira vijne nga pavijonet ku trajtohen te semuret e shtruar me koronavirus.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se gjatë 24 orëve të fundit, 19 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 302.

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, rezulton se tashmë në Shqipëri ka më shumë persona të shëruar nga COVID-19, se sa të infektuar.

Numri dy i ministrise se Shendetesise, Mira Rakacolli theksoi se “Aktualisht në vendin tonë janë 220 persona të infektuar aktivë”.

Sipas saj, shifrat tregojne se “numri i të shëruarve është më i lartë, dhe kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje që prej 7 ditësh”.