Rreth orës 10:30 të paradites së sotme është regjistruar një përplasje me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës. Nga përplasja me armë është plagosur Ardian Çapja.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve e aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Por familjarët e tij nuk kanë dhënë këtë version. Në spital për uniformat blu kanë deklaruar se ai është rrëzuar në shtëpi dhe është lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Kraste.

Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.

Dyshohet se makina e djegur është e autorit të ngjarjes.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit.

Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët.

RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën ku ndodhi ngjarja.

VERITAS.COM.AL