Dy vëllezër janë shoqëruar në mesnatë në lidhje me plagosjen e kreut të PD-së së Sarandë, Hariz Mema.
Burime nga uniformat blu kanë bërë të ditur se, janë shoqëruar Fation dhe Ferge Manaj.

Burime nga policia lokale bënë me dije se Hariz Mema është sulmuar nga dy persona, të cilët e kanë goditur atë me doreza dhe më pas me shkelma dhe grushte.
Njofimi i Policisë:
Policia e Sarandës identifikon dhe kap në kohë rekord dhunuesit e kreut të PD-së Sarandë.
Në lidhje me ngjarjen e konfliktit që ka ndodhur me shtetasin: Hariz Mema, Policia sqaron se j anë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë dy shtetas (vëllezër), të cilët dyshohet se janë autorët kryesorë në lidhje me ngjarjen.

Shoqërohen shtetasit:

Fation Manaj dhe
Ferge Manaj, të dy të moshës 20 vjeç, banues në Sarandë.

Polica po punon për zbardhjen e ngjarjes