Është identifikuar personi i plagosur rëndë sot në KZAZ-ën e Burrelit, për të cilin raportoi media që herët. Ai quhet Alfred Lika dhe është vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike në Burrel.

Lika ka pësuar fraktura të rënda në kokë gjatë përplasjeve për zaptimin e KZAZ-së dhe është nisur me helikopter drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.

PD akuzon Forcat Speciale se kanë goditur Likën ‘në paligjshmëri të plotë me veprimet e tyre’.

Në Burrel kanë mbetur disa persona të tjerë të lënduar nga përplasja, si nga protestuesit ashtu edhe nga policia.

Veritas.com.al/