( Foto nga: ROBYN BECK/AFP/Getty)/

Presidenti Trump tha se ai ka plan t’u ofrojë punëtorëve të huaj të importuar në Shtetet e Bashkuara nga konglomeratet teknologjike të Silicon Valley dhe korporatat shumëkombëshe çdo vit një “rrugë te mundshme për shtetësinë” për të inkurajuar të ashtuquajturin emigrim “shumë të kualifikuar”.

Çdo vit, më shumë se 100,000 punëtorë të huaj janë sjellë në SHBA me vizë H-1B dhe lejohen të qëndrojnë deri në gjashtë vjet. Në SHBA ka rreth 650,000 punëtore të huaj me viza H-1B në çdo moment te dhënë. Amerikanët shpesh hiqen nga puna dhe detyrohen të trajnojnë zëvendësuesit e tyre të huaj, siç theksohet nga Breitbart News. Më shumë se 85,000 amerikanë në vit potencialisht humbasin punën e tyre nga punëtoret e huaj nëpërmjet programit të vizave H-1B.

Në një tweetim të premten në mëngjes, Trump ndryshoi kursin për urdhrin e tij ekzekutiv “Buy American, Hire American”, duke thënë se ai dëshiron të ofrojë një rrugë drejt shtetësisë amerikane për qindra mijëra punëtorë të huaj që jetojnë në vend me vizën H-1B.

“Mbajtësit e H1-B në Shtetet e Bashkuara mund të rrine te sigurt se ndryshimet do vijnë së shpejti, të cilat do të sjellin si thjeshtësi edhe siguri për qëndrimin tuaj, duke përfshirë një rrugë të mundshme për shtetësinë”, tha Trump. “Ne duam të inkurajojmë njerëz të talentuar dhe shumë të aftë për të ndjekur mundësite për karrierë në SHBA”

Trump së fundmi i ka thënë mediave se donte që korporatat e teknologjisë të importojnë dhe të punësojnë më shumë punëtorë të huaj H-1B për punë të lakmuara,pune te kollare-bardhëve me page të lartë në vend të atyre kompanive që kërkojnë të diplomuar amerikanë në fushat e teknologjisë.

“Është kontradiktore që Trump dëshiron të rrisë pagat për amerikanët dhe gjithashtu të sjellë më shumë punëtorë që do të ulin pagat”, tha një profesionist i teknologjisë amerikane për Breitbart News ‘Neil Munro. “Është vetëvrasje politike … sepse punëtorët e teknologjisë besonin [në 2016] ai ishte i vetmi që i mbron”.

Ndërsa Trump po kërkon tani të modernizojë vizën H-1B për të lehtësuar punëdhënësit për të importuar punëtorë të huaj për ti marrë vendet e punës amerikaneve, Shërbimet e Emigracionit dhe Shtetësisë të Shteteve te Bashkuara (USCIS) kane marrë në konsideratë një ndryshim normativ për te forcuar programin në mënyrë që te siguronin që punëtorët amerikanë të mos jene gati te zëvendësohen me se shumti nga qytetare meshkuj indianë.

Tweetimi i Trump vjen ndërsa bizneset përpiqen të transferojnë gati 420,000 vende pune amerikane në vitin fiskal 2018 me punëtorë te huaj H-1B në vend të punësimit të punëtorëve amerikane.

Në gjurmët e fushatës dhe në urdhrin e tij ekzekutiv të “Buy American, Hire American”, Trump premtoi të reformojë programin e vizave H-1B për të ndalur valën e punëtorëve amerikanë qe largohen nga korporatat shumëkombëshe dhe detyrohen të trajnojnë zëvendësuesit e tyre të huaj.

Rasti më i famshëm ishte ai i heqjes se punëtorëve amerikane të Disney të cilët tubuan me Trump në gjurmët e fushatës presidenciale të vitit 2016, duke besuar se do të ndalonte kompanitë nga importi i punëtorëve të huaj në vend të punësimit të amerikanëve të kualifikuar.

Vitin e kaluar, amerikanët e pushuar që paditën Disney për zëvendësimin e tyre me punëtorë të huaj H-1B njoftuan se do të abandonojne padinë e tyre pas viteve të përpjekjeve për ta bere korporatën përgjegjëse.

Siç ka raportuar më herët Breitbart News, më shumë se 2.7 milionë punëtorë të huaj H-1B janë miratuar për të ardhur në SHBA për të marrë vende pune amerikane midis viteve 2007 dhe 2017. Gjatë kësaj periudhe, bizneset u përpoqën të transferonin pothuajse 3.5 milion vende pune amerikane tek punëtorët e huaj ne vend te punësimit të amerikanëve.

Rreth katër milionë amerikanë të rinj hyjnë në fuqinë punëtore çdo vit, shumë që kërkojnë punë të kollareve te bardha në fushat e STEM. Perspektivat e këtyre amerikanëve për gjetjen e punës janë prishur nga procesi ligjor i emigracionit në vend, i cili pranon më shumë se 1.5 milionë emigrantë dhe qindra mijëra punëtorë të huaj me viza çdo vit. Tashmë, skema e biznesit për uljen e pagave ka bërë që punëtorët e lindur jashtë vendit të mbizotërojnë mbi amerikanët në industrinë e teknologjisë në Silicon Valley, California.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.