Kryeministri Rama ka deklaruar sot se po fillon një tjetër reformë, ajo për ujin e pijshëm.

“Ne do të bëjmë një takim kësaj jave për të lançuar edhe reformën e ujit duke bërë një thirrje publike për qytetarët që ata të rregullojnë gjendjen e paligjshmërisë në raport me sistemin dhe do të ketë një afat disamujor për ata që sot janë në shkelje të Kodit Penal”.

Kryeministri tha se reforma do të jetë e ngjashme me atë që u shoqërua me ndëshkime për energjinë elektrike.

“Kjo është situatë e ngjashme me atë të energjisë elektrike dhe është koha për të bërë shtet me ujin. Por ndryshe, nga ç’bëmë me energjinë, ne do t’u japim kohë atyre që vjedhin ujin pa matësa, duke nxjerrë zorrët në dyqane për të rregulluar gjendjen e ujit. Në fillim të vitit të ardhshëm do të nisë penalizimi i tyre. Do të fillojnë prerjen masive të lidhjeve të paligjshme”, tha Rama.

Në fjalimin e sotëm, ai solli si shembull Ujësjellësin e Tiranës i cili, sipas tij, del me fitim dhe fitimi garantohet nga ata që paguajnë.

Veritas.com.al/