Mesfushori francez Paul Pogba sezonin e ardhshëm do të jetë një lojtar i Manchester United.

Megjithëse orët e fundit u përfol për një preferencë të Pogbas te Reali, tashmë është agjenti Mino Raiola ai i cili ka vendosur për klientin e tij që të veshë fanellën e ‘Djajve të kuq’, shkruan “The Sun”, raporton Syri.net.

Gjithçka është vendosur tashmë ka ngelur vetëm pengesa e fundit, pikërisht pagesa e majme ndaj agjentit të famshëm, Mino Raiola.

‘The Sun’ raporton se United do të paguajë plot 125 milionë euro për të marrë shërbimet e Pogbas ndërsa agjenti i tij përfiton 20% të shumës së transferimit.

Tashmë dilema e fundit është pagesa prej 25 milionë eurosh për Mino Raiolën ku kampionët e Italisë i kanë dhënë anglezëve të paguajë faturën e fundit për të lënë të lirë francezin.

Mesfushori 23-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare ku do të përfitojë 13 milionë euro në sezon./