Politikani më i pushtetshëm në Poloni, Jaroslaë Kaczynski, tha se nuk është interesi i vendit të tij që Donald Tusk të shërbejë për mandatin e dytë si president i Këshillit të Europës- një nga pozicionet kyç në lidershipin e Bahskimit Europian.

Polonia është i vetmi shtet anëtar i BE që hapur kundërshton edhe një mandat të dytë prej 2½-vitë për ish kryeministrin e vet, mandati i të cilit mbaron në Maj. Këshilli i Europës do të mbledhë liderët e 28 sheteve anëtare në BE ku do të kërkohet mandati i dytë për Tusk; gjë që pritet të ndodhë në fillim të Marsit.

Kaczynski, kryetar i partisë konservatore në qeverisje dhe një rival për një kohë të gjatë i Donald Tusk, tha se Tusk ka mbështetur një propozim të BE për të gjobitur vendet që nuk pranojnë refugjatë.

Kaczynski tha në një intervistë për televizionin shtetëror se një gjobë e tillë do t’i kushtonte Polonisë 3 miliardë euro.

“Nuk ka inters Polonia për një njeri si ky” që të udhëheqë Këshillin e Europës- tha  Kaczynski.

/Veritas.com.al/